Autoriteti i Konkurrences heton sektorin arsimor: Universitetet private me nipt te vecante
AK ka hetuar sektorin e Arsimit të Lartë duke lënë një sërë detyrash për ministrinë e Arsimit dhe për universitet private e publike që duhet të zbatohen deri në mars të 2021.
Autoriteti i Konkurencës i ka vendosur si detyrim universiteteve private ndarjen e llogarive ekonomike me NIPT të veçantë nga llogaria ekonomike e shoqërisë tregtare SHPK-SHA ose Fondacionit që e ka krijuar dhe e financon. Pra një institucion i Arsimit të Lartë privat Do të jetë i ndarë nga bizneset e tjera apo fondacionet që zotëron i njëjti pronar. Një pikë e rëndësishme në rekomandimet e Autoritetit të Konkurencës është edhe kërkesa për të kërkuar opinionin e këtij institucioni për licensimin e subjekteve të tjera private.
Në përfundim të hetimit i është KËRKUAR ministrisë së Arsimit që të realizojë një një studim të plotë tregu para fillimit të çdo viti akademik. Në Shqipëri ka munguar gjithmonë një studim që të tregojë balancimin e kërkesës dhe ofertës në tregun e punës duke bërë që shpesh të ofrohen më shumë programe studimi për të cilat nuk ka nevojë tregu i punës. Po ashtu Autoriteti i Konkurencës kërkon që të orientohet edhe hapja e programeve të reja të studimit.
Autoriteti i Konkurencës i rekomandon gjithashtu Ministrisë së Arsimit që të hartojë dhe propozojë kuadrin e nevojshëm ligjor për burimet e financimit të Institucioneve të Larta Arsimore private në vend. Ndërsa universiteteve Private dhe Publike i sygjerohet që të bëjnë transparente tarfiat për studentët dhe të bëjnë publike. fondet për kërkimin shkencor. Hetimi në sektorin e Arsimit të Lartë është Zhvilluar për të vlerësuar konkurencën në ofrimin e shërbimit ët Arsimit ët Lartë dhe në analizë është marrë periudha 2018-2019./Burimi: Balkanweb